Sherebela, mjeku alternativ shpjegon në “ABC e Mëngjesit” vetitë e panjohura të bimës kurative

schedule10:31 - 29 Prill, 2025

schedule 10:31 - 29 Prill, 2025

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, mjeku alternativ, Hysni Dankshi foli për të mirat e sherebelës, nga eliminimi i djersitjes deri tek shtimi i qumështit.

Siç nënvizoi ai, sherebela është një bimë e veçantë, dhe shpjegoi se përdoret dhe bën mirë të përdoret edhe kur dikush është me grip, me kollë apo ethe.

Gjatë intervistës, në studion e “ABC e Mëngjesit”, ai nënvizoi se sherebela është një bimë e mrekullueshme dhe se ka veti kuruese.

“Sherebela është një bimë e mrekullueshme, ajo edhe kultivohet, por edhe rritet në mal. Bota lakmohet nga sherebela në Shqipëri…Në zonën e Klosit, tek Ura e Vashës, është plot me sherebelë. Sherebela e egër është e përkryer…Edhe si bimë aromatike, por edhe si bimë konsumuese. Përdoret edhe kur je me grip, me ethe, kollë e kështu me radhë. Ndikon për mirë edhe tek njerëzit që djersitin”, shpjegoi mjeku alternativ.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!