Pas muajsh heshtje, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka pranuar përfshirjen e tij në sulmin në urën e Krimesë në tetor të vitit të kaluar.
“Oficerët e SBU-së kanë shkatërruar armikun në pikat më të nxehta dhe kanë bërë gjithçka për të çliruar tokën tonë sa më shpejt.
Shkatërrimi i urës së Krimesë është një nga arritjet tona”, tha shefi i SBU Vasyl Malyuk në një ceremoni në Kiev për të shënuar emetimin e një pulle postare që feston shërbimet e sigurisë, shkruan CNN.
Në fillim të këtij muaji zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar u bë zyrtarja e parë ukrainase që pranoi drejtpërdrejt se Ukraina ishte përgjegjëse për sulmin, i cili përfshiu një shpërthim të fuqishëm në urë, i shkaktuar me sa duket nga një bombë e fshehur në një kontejner transporti./abcnews.al