Shërbimi sekret izraelit: Irani do të sigurojë sasinë e uraniumit për Bombën bërthamore

schedule12:59 - 15 Janar, 2020

schedule 12:59 - 15 Janar, 2020

Irani do të ketë një sasi të mjaftueshme urani të pasuruar për të prodhuar armë bërthamore brenda këtij viti. Është ky përfundimi i shërbimit izraelit të inteligjencës në një raport që përmban sfidat për vitin 2020.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja izraelite Haaretz. Gjithësesi në të njëjtin raport thuhet se Teherani nuk ka ende një raketë në gjendje për të transportuar material bërthamor dhe do të duhen dy vjet para se Irami të përfundojë këtë proces.

Sipas të dhënave të shërbimit izraelit të inteligjencës, në fund të vitit 2020 Irani do të ketë 40 kilogramë uranium të pasuruar deri në 90 për qind, sasi kjo që mjafton për prodhimin e një bombe bërthamore. Hapi i radhës është prodhimi i një rakete në gjendje për të transportuar këtë bombë.

Ndërkohë orët e fundit, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania deklaruan se duan të aktivizojnë mekanizmin e rezolutës pikërisht në lidhje me marrëveshjen mes palëve për programin bërthamor.

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme në Bashkimin Europian, Josef Borel, u shpreh se kjo nuk nënkupton vendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!