Vendi i ynë është përfshirë nga moti i keq me erë të fortë dhe temperatura të ulëta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, stuhia e erës do të vazhdojnë përgjatë gjithë natës, deri nesër në mesditë. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore stuhia e erës arrin shpejtësinë 108 km/h.
Ndërsa sa i përket temperaturave, ato pritet të jenë në ulje. Të martën (7 janar) termometri do të shënojë -10 gradë ne zonat malore, -6 në zonat e ulëta dhe -1 gradë ne ato bregdetare.
Njoftimi i plotë
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga oret e mesditës se dites se sotme era ka qene intensive ne vendin tone me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Shpejtësia me e larte e regjistruar ne qytetin e Tiranes me 18m/s ose (64.8 km/h).
Era intensive do te vazhdoj deri ne oret e para te mengjesit te dt. 06.01.2020 me shpejtesi mesatare 5-10m/s dhe hera heres era fiton itensitet deri ne 15-20m/s ose (72 km/h). Përgjatë vijes bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrine shpejtësinë deri ne 25-30m/s (108 km/h).
Duke nisur nga oret e mesditës se dt. 06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit te eres me shpejtesi mesatare 5-10m/s (36 km/h) ndersa pergjate vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonen e alpeve era do te mbetet intensive deri ne 20-30m/s perseri me drejtim nga kuadrati i veriut.
Nga dt. 07.01.2020 era humbet akoma me shume intensitet dhe behet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijen bregdetare e cila do te arrij shpejtësi deri ne 15m/s.
Dita me e ftohte parashikohet te jete mengjesi i dt. 07.01.2020 me temperaturat qe pritet te arrijne deri ne -10 gradë ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë ne ato bregdetare. /abcnews.al