Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi njoftoi parandalimin e një sulmi terrorist në Kaliningrad.
Një shtetas rus ka rënë në pranga për komplotin e sulmit, shkruajnë mediat e huaja.
Në një komunikim nga FSB , u bë me dije se komploti synonte përmbysjen e qeverisë dhe nxitjen e urrejtjes në Kaliningrad.
Gjithashtu sipas Shërbimit Federal të Sigurisë, në vendin ku edhe u arrestua autori, u gjetën pajisje shpërthyese, materiale udhëzuese për ndërtimin e pajisjeve shpërthyese.
/abcnews.al/