Shumica e hoteleve të mëdha ofrojnë rehati dhe luks dhe sigurojnë që mysafirët e tyre të kalojnë disa ditë të shkujdesur dhe relaksuese.
Megjithatë, ndonjëherë ata mund t’ju japin më shumë gjëra falas nga sa dini. Për shembull, xhel dhe shampo dushi zakonisht vendosen në banjën e hotelit, ndërsa furça dhe pasta e dhëmbëve nuk përfshihen në paketimin origjinal.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata nuk i ofrojnë ato. Herën tjetër që ju nevojitet ndonjë produkt për higjienën tuaj personale orale, thjesht drejtohuni në recepsion dhe kërkoni atë. Do të zbuloni se ato ofrohen falas!/abcnews.al