Sektori i turizmit pritet të mbetet një shtysë e rëndësishme për ekonominë shqiptare edhe gjatë këtij viti. Pritshmeritë janë që fluksi i turistëve i cili arriti në 11.7 milionë vitin e kaluar por edhe i të ardhurave të jetë edhe më i lartë.
Kjo konfirmohet edhe nga një vrojtim i bërë prej Bankës së Shqipërisë për muajin Janar.Në të konstatohet se treguesi i besimit në shërbime u rrit me 4.4 pikë përqindjefillim të këtij viti .
Ky tregues qëndron 13 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike .Në përmirësimin e këtyre treguesve kontribuuan vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre si dhe për kërkesën.
Po ashtu sipas Bankës së Shqipërisë , pritjet janë optimist edhe për nivelin e punësimit në të ardhmen .Në vrojtimin realizuar nga Banka e Shqipërisë rezulton se treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë gjatë muajit janar por pavarësisht ngadalësimit, niveli i tij aktual qëndron rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë . Pesimist për të ardhmen e kanë nisur vitin edhe sektoret e industrisë,ndërtimit dhe tregtisë.
Në po të njëjtën linjë edhe konsumatorët kanë vlerësime më të ulëta përsa i përket blerjeve në shumë të mëdha./abcnews.al