Shërbimet digjitale, zv.ministri nga Fieri: Moshat e treta do kenë asistencë të posaçme

schedule11:30 - 10 Maj, 2022

schedule 11:30 - 10 Maj, 2022

Nga Fieri zv. ministri i Brendshëm, Andi Mahila teksa ka vizituar zyrat e Gjendjes Civile të qytetit të Fierit në lidhje me shërbimet online, ka bërë publike faktin se për moshat e treta, të cilët nuk kanë të afërm që t’u përdorin teknologjinë, do të ketë një shërbim asistence të posaçme.

Punonjësit që deri dje ofronin shërbime fizike pranë sporteleve, tashmë do të jenë në dispozicion të kësaj kategorie njerëzish që t’u ofrojnë atyre asistencën e nevojshme në lidhje me shërbimet online.

Asistenca, sipas zv.ministrit do të jetë gjithandej për qytetarët, në aksesimin elektronik të platformës e-Albania.

Ai garantoi qytetarët shqiptarë se me këtë revolucion teknologjik në shërbimet publike, ata kursejnë kohën dhe lekët dhe që nga ky moment institucionet shqiptare nuk kanë të drejtë t’i kërkojnë asnjë qytetari çfarëdolloj dokument, është vetë shteti që i siguron këto dokumente.

/abcnews.al