Shënuan rekord me qëndrimin në hapësirë, kthehen në tokë kozmonautët rusë me astronautin e amerikan

schedule15:12 - 30 Mars, 2022

schedule 15:12 - 30 Mars, 2022

Një astronaut amerikan i NASA-s  së bashku me dy kozmonautë rusë është kthyer këtë të mërkurë në tokë me kapsulën ruse nga Stacionin Ndërkombëtar i Hapësirës pas një rekordi 355 ditësh në hapësirë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Mark Vande Hei zbriti me kapsulën Soyuz në Kazakistan së bashku me Anton Shkaplerov të Agjencisë Hapësinore Ruse dhe Pyotr Dubrov, të cilët gjithashtu kaluan vitin e kaluar në hapësirë.

Pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve midis SHBA-së dhe Rusisë për luftën e Vladimir Putin me Ukrainën, kthimi i Vande Hei ndoqi procedurat e zakonshme. Një ekip i vogël mjekësh dhe personeli tjetër i NASA-s ishte gati për uljen dhe planifikoi kthimin e astronautit 55-vjeçar menjëherë në Hjuston.

Edhe para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Vande Hei tha se po e shmangte këtë temë me dy shokët e tij rusë të ekuipazhit. Pavarësisht se shkojmë mirë “në mënyrë fantastike … nuk jam i sigurt se vërtet duam të flasim për atë temë,” tha ai.

Ishte shija e parë e gravitetit për Vande Hei dhe Dubrov që nga lëshimi i tyre i Soyuz më 9 prill të vitit të kaluar. Shkaplerov iu bashkua atyre në laboratorin orbital në tetor, duke shoqëruar një ekip rus të filmit për një qëndrim të shkurtër. Për të akomoduar atë vizitë, Vande Hei dhe Dubrov dyfishuan kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre.

Përpara se të nisej nga stacioni hapësinor, Shkaplerov përshkroi kolegët e tij astronautë si “vëllezërit dhe motrën time hapësinore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!