Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shënon Skuka, “skuqet” Daku/ Fat i ndryshëm për dy sulmuesit shqiptarë në Europë

schedule12:42 - 21 Prill, 2025

schedule 12:42 - 21 Prill, 2025

I pazëvendësueshëm përveçse kur e bën vetë. Mirlind Daku është vërtet shënuesi më i mirë i Rubinit me 11 rrjeta, dhe asistuesi gjithashtu më I mirë me 6 pasime për gol, por edhe njëri nga lojtarët më gjaknxehtë në Premier Ligën ruse.

Vetëm pesë javë pasi u përjashtua me karton të kuq, pas dy të verdhëve, në sfidën e kampionatit Rubin-Spartak, sulmuesi kuqezi e bëri përsëri.

Ai u përjashtua nga fusha edhe një herë në fund të një ndeshjeje, asaj ndaj Dinamos, jo me të kuq direkt, por pas dy të verdhave.

Me dy të kuq dhe 8 kartonë të verdhë, padyshim që Daku është një rekordmen kur bëhet fjalë për një sulmues, aq më shumë në një sezon të vetëm të kampionatit.

Keqardhje për përjashtimin e tij, ashtu si edhe për humbjen 3-1 që skuadra tartare pësoi në sfidën e luajtur në Moskë.

Pavarësisht humbjes dhe të kuqit, Mirlindi u tregua protagonist edhe për mirë, sepse ishte ai që shërbeu asistin për golin e vetëm të Rubinit, shënuar nga Bezrukov, që solli barazimin e përkohshëm 1-1.

Një tjetër sulmues shqiptar pati një ditë më të lumtur. Xhuliano Skuka po kalon një formë shumë të mirë në elitën e futbollit rumun, dhe po ndihmon ekipin e tij, Poli Iashi, që të mbijetojë.

Ish-futbollisti I Partizanit, fitoi vetë penallti dhe e ktheu në gol, për avantazhin 1-0 në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Botoshanit.

Për Skukën ishte goli I dytë radhazi, dhe I treti në katër ndeshje, pra mund të thuhet se ka gjetur veten në Ligën e Parë të Rumanisë.

Gol edhe nga një mesfushor. Endri Çekiçi e festoi duke shënuar kthimin pas një muaji nga dëmtimi, në një sfidë të Ligës së Parë në Turqi.

Ekipi I tij, Adanaspor, triumfoi 4-0 në fushën e Malatiasporit, dhe Çekiçi realizoi për 2-0, ndonëse pritet që të bjerë nga kategoria në fund të sezonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!