Atalanta fitoi dje ndaj Leverkusen me rezultatin 3-2 ku shënues ishte dhe ukrainasi.
28-vjeçari barazoi rezultatin e Atalantas ndaj Bayer Leverkusen në Europa League. Malinovsky mbante nё krah një shirit të zi për viktimat e luftës në Ukrainë. Ai e hoqi dhe filloi ta puthte atë duke drejtuar duart nga qielli.
Gjithashtu Atalanta ka në ekip dhe futbollistin rus, Aleksei Miranchuk.
Miranchuk dhe Malinovsky janë shokë ekipi dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Madje tifozët e Bergamos kishin bërë një banderolë të jashtëzakonshme ku shikohen të dy lojtarët të pikturuar e të kapur për dore./ h.ll/abcnews.al
An Atalanta fan’s banner showing Ukraine international Ruslan Malinovskyi shaking hands with Russia midfielder Aleksey Miranchuk ? pic.twitter.com/S7srbg6La1 pic.twitter.com/af1NFXejoB
— Andrews Living Vow (@living_vow) March 10, 2022