Që të dy ishin të dalluar.
Mirlind Daku dhe Jasir Asani u treguan vendimtarë për ekipet e tyre, duke ndihmuar në sukseset e radhës.
Sulmuesi i kombëtares, që nuk mundi të ishte protagonist gjatë 90 minutave të ndeshjes së Kupës së Rusisë mes Rubinit të tij dhe ekipit çeçen, Ahmat.
Përballja në grup ishte spektakolare me rezultatin 3-3, pra me gjashtë gola, ndërsa ylli kuqezi ishte pa fat sepse Dardan Shabanhaxhaj nuk shënoi dot vetëm me portierin pas pasimit të tij.
Po ashtu, arbitrat dhe VAR-i nuk e ndihmuan për t’i dhënë një penallti kur një mbrojtës kundërshtar e tërhoqi dukshëm nga fanela.
Pas gati 100 minutash lojë në kohë të rregullt, fituesi I sfidës së Kupës u vendos nga penalltitë, sipas rregullave dhe formatit të këtij konkurrimi në Rusi.
Daku e realizoi 11-metërshin e tij, dhe Rubin eliminoi Ahmatin, e për vete do të vazhdojë më tej.
Jasir Asani ndërkaq shënoi gol prej vërteti.
Futbollisti ofensiv i përfaqësueses sonë ndihmoi ekipin e tij, Esteglal të Iranit, që të arrinte fitoren e parë në Championsin e Azisë.
Ky është një konkurrim tepër i dashur për shqiptarin, në të cilin vjet pati 9 gola në 10 ndeshje, po aq sa Kristiano Ronaldo, duke marrë Këpucën e Argjendit.
Esteglal fitoi 2-0 ndaj ekipit rival, Al Uehdat të Jordanisë.


