U treguan të shkëlqyer.
Dy futbollistë shqiptarë e nisën vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola.
Këta janë Jasir Asani dhe Anis Mehmeti.
Asani shkëlqeu në një ndeshje për titull në Ligën Profesioniste të Iranit, ndërsa ekipi i tij, Esteglal, mundi kryesuesen e kampionatit, Sepahan.
Sfida u mbyll 2-1 për miqtë dhe shqiptari I lindur në Shkup realizoi për 1-0 në minutën e 10-të, me suksesin që u arrit në sekondat e fundit të shtesës.
Fitorja bëri që Esteglal të ngjitej në vendin e tretë në renditje, 5 pikë prapa Sepahanit, pra me shpresa të plota për titull.
Asani ka 7 gola në ligën profesioniste të Iranit, dhe në total kë 11 rrjeta duke përfshirë edhe Championsin e dytë të Azisë dhe Kupën e Iranit.
U shkëlqyer edhe Anis Mehmeti.
Futbollisti ofensiv i krahut që luan në kategorinë e dytë angleze, ishte protagonist në festivalin e golave që Bristol Siti mbajti ndaj Portsmuthit në fushën e vet.
Fitorja ishte 5-0 dhe Mehmeti realizoi golin e dytë në 24’.
Ylli shqiptar që ka mbi dy vjet e gjysmë që nuk thirret në kombëtare, ka 8 gola në Championship në 25 ndeshje, duke qenë shënuesi më I mirë I ekipit.
Bristol gjithsesi ka shumë punë për të pretenduar ngjitjen në elitë, ndonëse Mehmeti këtë mund ta sigurojë pavarësisht fatit të ekipit.


