Shënoi vjet 19 gola në Kosovë, Prishtina zyrtarizon goleadorin

schedule12:29 - 15 Korrik, 2022

schedule 12:29 - 15 Korrik, 2022

Prishtina ka njoftuar zyrtarisht afrimin e një sulmuesi të spikatur. Kreshnik Ika ka nënshkruar për dy vite dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi sezonin e ardhshëm.

“Top-shënuesi i Superligës për edicionin e kaluar në fanellën e Drenicës me 19 gola në 26 paraqitje, Kreshnik Uka është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.

Sulmuesi i mirënjohur ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021, vit në të cilin Prishtina u shpall kampion. Në atë gjysmë-sezoni me Drenicën, Uka shënoi gjashtë gola në 14 paraqitje.

27-vjeçari ka firmosur kontratë të re dy-vjeçare me FC Prishtinën, të cilës tash e disa ditë i është bashkuar në fazën përgatitore me ç’rast në dy ndeshjet e para miqësore i ka realizuar edhe dy gola me fanellën bardhekaltër”, njofton Prishtina. / abcnews.al