Cristian Eriksen është rikthyer te kombëtarja në mënyrën e tij më të mirë. Pas 9 muaj që nga ai momenti i tmerrshëm që ndodhi me të në Kampionatin Europian, ish-mesfushori i Interit, gjeti rrugën e rrjetës vetëm 2 minuta pasi hyri në fushën e lojës.
Edhe pse kombëtarja e tij u mposht 4-2 nga Holanda, ajo që gëzoi më shumë tifozët ishte Eriksen i cili në momentin që shkeli fushën e gjelbërt i gjithë stadiumi e duartrokiti, duke i dhënë mbështetje Eriksenit.
Me golin ë mbrëmshëm mesfushori i Brentfordit shënoi golin e 36-të me kombëtaren daneze në ndeshjen e tij të 110-të.
“Nuk mund të them se sa më ka munguar kjo ndjenjë”, ka shkruan Eriksen në Instagram me një foto nga festimi i golit të tij.
Can’t say how much I’ve missed this feeling! ❤️??#ce10 pic.twitter.com/4QLOCs2UIu
— Christian Eriksen (@ChrisEriksen8) March 26, 2022
Në një intervistë për mediat pas ndeshjes së luajtur në Amsterdam, në të cilën ai kaloi disa vite si lojtar i Ajax-it, ai komentoi ndeshjen.
“Ndjeva mirëpritjen e tifozëve holandezë. Kam luajtur këtu për vite, sigurisht që ata më njohin, por ishte një mënyrë e bukur që më mirëpritën. Jam i lumtur për golin, kjo ishte mënyra e përsosur për t’u rikthyer në kombëtare. Tani po pres me padurim Kupën e Botës në Katar, por ka ende shumë për të luajtur dhe unë jam i fokusuar”, përfundoi ai. /f.a/abcnews.al