Të dielën kundër Lazios, Robin Gosens shënoi një gol fantastik pas një asistimi të bukur nga Lukaku. Anësori gjerman fluturimthi ka goditur topin duke e dërguar në rrjetë, por në momentin kur ai preku tokën, pësoi një dëmtim në shpatull duke lënë menjëherë fushën e lojës dhe duke shqetësuar Inzaghin dhe tifozët.
Por për Simone Inzaghin, trajnerin zikaltër, duket se ka lajme të mira në lidhje me dëmtimin e Gosens. Janë evidentuar lezione kockore për gjermanin dhe nuk do të ketë ndërhyrje kirurgjikale, por vetëm terapi konservative.
Pritet të bëhet një rezonancë magnetikë për të parë kapsulën artikulare, por deri tani përjashtohet ndërhyrja me operacion.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Gosens pritet të rikthehet në fushë për 10-13 ditë, në ndeshjen kundër Sassuolos ose atë kundër Milanit./ h.ll/abcnews.al