Futbollistët e kombëtares mbyllën ciklin e parë të këtyre eliminatoreve, dhe pas humbjes në Angli, u arrit sukses në Tiranë ndaj Andorrës.
Myrto Uzuni e ka të qartë se cilët janë rivalët tanë në grup.
“Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme. Të gjithë e dimë se kundërshtari jonë nuk është Anglia, e dimë se ndeshja për të fituar ishte Andorra, dhamë maksimumin jam shumë i lumtur për 3 pikët sot edhe vazhdojmë përpara.
Cunat hynë shumë mirë në fushën e lojës, dhe mendoj kjo ishte celësi i suksesit të ndeshjes. Golin kisha shumë kohë që e prisja, jam shumë i lumtur”. tha Uzuni.