Shënoi golin e “lamtumirës”, Lushkja mes lotësh: Goli “qershia mbi tortë”

schedule16:33 - 31 Janar, 2022

schedule 16:33 - 31 Janar, 2022

Regi Lushkja i dha fitoren skuadrës së Laçit në takimin e tij të fundit me kurbinasit. Një gol që erdhi si “qershia mbi tortë” e gjithë eksperiencës së tij te Laçi.

Për disa vite fantazisti i mesfushës u kthye në një nga pikat e skuadrës kurbinase, ku shumë herë ka qenë vendimtarë në ndeshjet e luajtura, duke i dhënë pikë të rëndësishme skuadrës.

Pas ndeshjes Lushkja shpërtheu në lot pas golit të shënuar në këtë ndeshje kundër demave dhe se ishte një nga emocionet më të bukura ta mbyllte me gol këtë sfidë.

“Të them të drejtën e kisha menduar një mbyllje kështu, pasi që kur u zgjova, e ndjeja se do të ishte një ditë shumë e bukur. Arrita të kontrolloj emocionet dhe më pas erdhi edhe ai gol, që ishte qershia mbi tortë.

Transferimi te Sheriff është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Do ta marr me qetësi, të stërvitem në maksimum, me qëllim që të arrij sa më lart. Shpresoj të na shkojë mbarë.

Unë kam dhënë gjithmonë maksimumin në këto 6 vite me Laçin, duke u treguar korrekt, ashtu si edhe i gjithë klubi me mua. Ishte një moment për emocionues për të gjithë, përfshi edhe presidentin.

Ujka pasardhës? E njoh shumë mirë dhe e di që ka cilësi, ndaj jam i bindur që do të më zëvendësojë mjaft mirë”, u shpreh Lushkja. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!