Shënoi golin e fitores në limite, befason Mane: Isha me fat…

schedule19:35 - 2 Nëntor, 2019

schedule 19:35 - 2 Nëntor, 2019

Liverpool fitoi me përmbysje sot në “Villa Park” duke ruajtur distancën prej 6 pikësh nga Manchester City-t i vendit të dytë. “The Reds” fituan 2-1 kundër Aston Villa-s ku panë ti anullohej dhe 1 gol në pjesën e parë për pozicion jashtë loje nga VAR.

Autorët e golave kanë folur për mikronfonat e “Sky Sport” pas ndeshjes. “Ne kemi treguar qëndrueshmëri këto 18 muajt e fundit dhe duhet të mbajmë të njëjtin ritëm. Aston Villa është një ekip që sapo është ngjitur në Premier League por, na vuri në vështirësi deri në fundin e takimit. Duhet të japim më të mirën tonë në çdo ndeshje.”- deklaron anësori, Andy Robertson, i cili shënoi golin e barazimit.

Heroi i Liverpool-it, Sadio Mane, i cili shënoi në minutat shtesë deklaron: “ Sot nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira por, ne i merituam 3 pikët. Ishte një krosim perfekt nga goditja e këndit dhe une isha pak me fat që topi përfundoi në rrjetë. Vendasit na bënë shumë presion, na lanë shumë pak hapësira. Kjo është dhe asryeja pse kampionati anglez është më i bukuri në botë.”- mbyll senegalezi. /abcn

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!