Shënoi dy gola kundër Bjellorusisë, ku renditet Cikalleshi mes sulmuesve të Shqipërisë

schedule19:54 - 18 Nëntor, 2020

schedule 19:54 - 18 Nëntor, 2020

Kombëtarja arriti të fitojë ndaj Bjellorusisë me shifrat 3-2, edhe pse me shumë vuajtje. Padyshim njeriu i ndeshjes Sokol Cikalleshi, që shënoi dy gola dhe ishte rreziku kryesor në mbrojtjen kundërshtare.

Kavajasi në tetë ndeshjet e fundit ka shënuar po aq gola, duke treguar se është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe në formë të kombëtares. Të sotmit plotësuan numrin 10 të golave me kombëtaren, duke e futur sulmuesin në listën e golashënuesve më të mirë.

 

Sot ai barazoi Hamdi Salihin dhe Sokol Kushtën, teksa është në gjueti të rekordit të Erjon Bogdanit. Tiranasi ka shënuar 17 gola në 74 ndeshje me kombëtaren dhe mban kreun e këtij klasifikimi prej vitesh.

 

I vetmi kundërshtar aktiv i Cikalleshit në gjueti për këtë rekord është Sadiku, i cili numëron 12 gola në 37 ndeshje, po aq paraqitje sa sulmuesi i Konyaspor. /abcnews.al