Fiorentina i shkaktoi humbjen e parë Milanin në kampionat teksa e ka mposhtur me shifrat 4-3.
Dusan Vlahovic dhe Zlatan Ibrahimovic ishin dy lojtarët kryesorë të kësaj ndeshje që arritën të lënë gjurmë.
Zlatan Ibrahimovic arriti të shënojë dopietë por nuk mundi të siguronte të paktën 1 pikë për skuadrën e tij, megjithatë Ibra ka thyer një rekord me dy golat e shënuar kundër Fiorentinës.
Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, sulmuesi suedez është bërë lojtari më i vjetër që arrin të shënojë dopietë në një ndeshje në Seria A por edhe në 5 ligat kryesorë europiane që nga viti 2000, i cili është 40-vjeç e 48 ditë.
40 – Zlatan Ibrahimovic è diventato il giocatore più anziano di sempre a realizzare una marcatura multipla in Serie A e il primo quarantenne a segnare 2+ gol in una gara nei cinque grandi campionati europei negli anni 2000 (40 anni, 48 giorni). Infinito.#FiorentinaMilan pic.twitter.com/79ujENphs4
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) November 20, 2021
/f.a/abcnews.al