Shënoi dhe ia dedikoi golin Atsus i cili humbi jetën nga tërmeti, nuk ndëshkohet me karton nga arbitri

schedule12:15 - 20 Shkurt, 2023

schedule 12:15 - 20 Shkurt, 2023

Pak ditë më parë, trupi i Christian Atsu, ish-lojtari i Chelseat, u gjend i pajetë nën rrënojat e qytetit Hatay duke trishtuar botën e futbollit.

Në ligën e Holandës, sulmuesi ganez Mohammed Kudus shënoi në pjesën e dytë në ndeshjen Ajax-Sparta Rotterdam golin e rezultatit 4-0.

Kudus festoi duke hequr fanellën e ekipit dhe duke shfaqur një fanellë poshtë saj e cila shkruante “RIP Atsu”, dedikim për mikun dhe bashkëatdhetarin e tij Atsu. Gjyqtari kishte të drejtë të nxirrte kartonin e verdhë për të, pasi sipas rregullores, heqja e fanellës ndëshkohet me kartonin e verdhë.

Gjyqtari nuk e bëri këtë gjë, duke respektuar festimin duke parë që ishte për një person të ndjerë nga bota e futbollit. Pol Van Boekel, gjyqtari kryesor, tregoi mirëkuptim duke anashkaluar rregulloren.

“Ne kemi rregulla futbolli, por kjo është përtej futbollit, kjo ka të bëjë me jetën dhe vdekjen. Arbitri më tha që nuk lejohet heqja e fanellës, por ai e kuptoi sepse kjo është një situatë më e madhe se futbolli. Një respekt i madh nga unë për arbitrin”, u shpreh Kudus./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!