Shënohet numri më i ulët i rasteve të reja me Covid që nga korriku, humbin jetën 11 persona në Maqedoni

schedule17:29 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 17:29 - 28 Dhjetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia ka shënuar numrin më të ulët të infektimeve me koronavirus që nga muaji korrik.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 700 testime kanë rezultuar pozitivë 83 persona dhe kanë humbur jetën 11 pacientë.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej  419 persona brenda 24 orëve të fundit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i testimeve me Covid është 394 329, mes të cilëve  81 804 kanë rezultuar të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 2,456 pacientë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!