Shënohen 634 viktima dhe 14,842 raste të reja me COVID-19 në Itali

schedule17:16 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 17:16 - 8 Dhjetor, 2020

Gjatë 24 orëve në Itali janë realizuar 149,232 teste për koronavirus, prej të cilave 14,842 raste kanë rezultuar pozitiv.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 634 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 61,240 viktima.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!