Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 386 pacientë me Covid.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 364,822 teste të realizuara kanë rezultuar pozitivë 25, 735 raste të reja me Covid.
Situata vijon të mbetet shqetësuese në njësinë e kujdesit intensiv, pasi 164 pacientë janë shtruar në pavijone të tjera të Covid.
Ndërkohë Lombardia mbetet rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve, me 5,518 të prekur në 24 orë.
/abcnews.al/