Shënohen 13,318 raste të reja dhe 628 viktima në 24 orët e fundit në Itali

schedule19:08 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 19:08 - 22 Dhjetor, 2020

Gjatë 24 orëve në Itali janë shënuar 628 viktima nga koronavirusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 69,842 pacientë.

Autoritetet bëjnë me dije se në Itali gjatë 24 orëve të fundit është vënë re një ulje e personave pozitivë dhe një rritje e pacientëve të shëruar.

Gjithashtu Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë regjistruar 13,318 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 1,977,318 raste.

Sakaq Veneto mbetet rajoni më i prekur me 3,082 raste, ndjekur nga Lombardia me 2,278 raste,  Lazio me 1,288 dhe Emilia Romagna me 1,162.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!