“Shëno dhe do bëj një këngë për ty”, Bon Jovi bën premtimin e çmendur

schedule16:14 - 28 Shkurt, 2020

schedule 16:14 - 28 Shkurt, 2020

Jon Bon Jovi, ylli i muzikës “rock”, ka dhënë një intervistë interesantë së fundmi. Ai ka rrëfyer se si para ndeshjes Chelsea-Bayern ka kthyer disa gota “whiskey” me futbollistët bavarezë, ndërkohë që mes të tjerash bën një premtim për sulmuesin e Leeds United, Patrick Bamford.

Anglezi, autori i 12 golave në Championship këtë sezon, nuk shënon prej 28 janarit me skuadrën e tij dhe në talkSPORT këngëtarin e ngacmojnë për sulmuesin. Bamford është një fans i madh i Bon Jovi, teksa e ka ndjekur edhe në koncertet e tij “live”.

“Ai motivohet kur dëgjon Bon Jovi-n para një ndeshje. A ka më mirë se të ndodhë diçka e tillë?”, thotë Bon Jovi, ndërkohë që ngacmohet në studio. Këngëtarit i thonë se këngët e tij të vjetra, hite duhet thënë, nuk po bëjnë efekt më te sulmuesi i Leeds United.

Këngëtari nuk stepet, teksa e motivon Bamford me deklaratën e tij: “Patrick, do t’ju monitoroj ndeshjen e ardhshme. Nëse shënon, e ke gati këngën e re. Nëse nuk e shënon, jo. Si të duket kjo për t’u motivuar?”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!