Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Ministri Hasani: I dha botës trashëgimi të pavdekshme të dashurisë

schedule10:28 - 5 Shtator, 2024

schedule 10:28 - 5 Shtator, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka kujtuar veprimtaren e madhe shqiptare Nënë Terezën, në 8-vjetorin e Shenjtërimit të  saj.

Në një postim në rrjetin social X, Hasani e quan Nënë Terezën, shenjtore që i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë duke frymëzuar miliona njerëz anembanë globit.

“Sot kujtojmë 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, shenjtores që i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë, dhembshurisë dhe shërbimit ndaj më të dobëtëve, duke frymëzuar miliona njerëz anembanë globit.”, shkruan Hasani.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!