Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Meta në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se sot vjen më i fortë se kurrë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm, por duhet të vendoset në veprim dhe në shërbim, ndaj kujtdo që ka më shumë nevojë për të përballuar mjerimin.
Mesazhi i plotë nga Ilir Meta:
“Mbase ju nuk jeni të uritur për një copë bukë, por ndoshta është dikush atje në familje që është i padëshiruar, pa dashuri, pa kujdesje, i harruar. Atje është dashuria! Dashuria fillon nga shtëpia juaj! Një dashuri që është e vërtetë, dhemb! Kjo është ajo çfarë unë solla për ju. T’i jepni njëri-tjetrit më shumë dashuri!” – SHËN NËNË TEREZA
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, që është gjithashtu Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, vjen më i fortë se kurrë mesazhi se dashuria nuk duhet të mbetet vetëm, por duhet të vendoset në veprim dhe në shërbim, ndaj kujtdo që ka më shumë nevojë për të përballuar mjerimin, varfërinë, vuajtjet dhe vështirësitë e përditshme.
Vepra e Shën Terezës të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për një Shqipëri më humane dhe më të dhembshur që përkujdeset me dashuri dhe përulësi ndaj çdo qytetari në nevojë!
/abcnews.al