Shënjterimi i Nënë Terezës, Meta: Krenaria jonë, shembulli i saj i dashurisë vjen si mesazh frymëzues

schedule11:59 - 5 Shtator, 2021

schedule 11:59 - 5 Shtator, 2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me rastin e 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Nënë Tereza është krenaria jonë kombëtare Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për të gjithë.

“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta.

Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj!”, shkruan Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!