Shënjtërimi i Nënë Terezës, Basha: Mbi të gjitha një ditë reflektimi për gjendjen e vendit

schedule09:12 - 5 Shtator, 2020

schedule 09:12 - 5 Shtator, 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e Shënjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se mbi të gjitha, kjo është një ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi.

Kryedemokrati ka zgjedhur një shprehje të Nënë Tererës: “Edhe ata që s’mund të bëjnë dot gjëra të mëdha, mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Siç thekson ai kjo thënie le të jetë frymëzim për të nisur së bashku ndryshimin.

Mesazhi i plotë nga Lulzim Basha:

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit të dashurisë, dhembshurisë dhe kujdesit për të varfërit e të pamundurit, është mbi të gjitha një ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë që sot gjenden mes vështirësive dhe pamundësive.

“Edhe ata që s’mund të bëjnë dot gjëra të mëdha, mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Kjo thënie e Nënë Terezës le të jetë frymëzim për të nisur së bashku ndryshimin, për të ndërtuar një jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë, me më shumë përkujdesje për të pamundurit, me mundësi për punë e jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë, për ditë më të mira për popullin dhe vendin tonë.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!