Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi të kryejë funksionet ditore. Që të keni një sistem efektiv riprodhues dhe një lëkure të shëndetshme, duhet të merrni në sasinë e nevojshme, vitaminën A. Ajo është e pranishme në një larmi të madhe ushqimesh, por ekziston rreziku i mungesës së tij, kryesisht tek nënat shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët në fazat e hershme të rritjes.
Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga shenjat që tregojnë se ju keni mungesë të kësaj vitamine.
- Lëkurë e thatë
- Rënie të shikimit gjatë natës
- Shfaqje të akneve
- Probleme me konceptimin
- Shërim të ngadaltë të plagëve
- Rritje të ngadaltë të trupit
- Sy të thatë
Për të marrë sasinë e duhur të vitaminës A ju duhet të hani ushqime të tilla si salmon, patate të ëmbla, spinaq, vezë dhe karrota./e.b-abcnews.al