Shenjat që tregojnë se po konsumoni më shumë proteina sesa keni nevojë

schedule07:25 - 28 Korrik, 2022

schedule 07:25 - 28 Korrik, 2022

Pak lëndë ushqyese janë po aq të rëndësishme sa proteinat. Megjithatë, mendimet se sa keni nevojë ndryshojnë. Shumica e organizatave zyrtare të ushqyerjes rekomandojnë një konsum mjaft të moderuar të proteinave, që është 0.8 kg për peshë trupore.

Por ky është një rregull i përgjithshëm, pasi proteina që ju nevojitet varet nga shumë faktorë, duke përfshirë nivelin tuaj të aktivitetit, moshën, masën muskulore, objektivat e përbërjes së trupit dhe shëndetin e përgjithshëm.

Në artikullin e sotëm do të shohim shenjat që tregojnë se po merrni shumë proteina dhe po rrezikoni shëndetin tuaj.

Ju fitoni më shumë peshë sesa dëshironi

Një nga shenjat më themelore që tregon se po merrni shumë proteina në dietën tuaj është fakti që po shtoni peshë. Nëse rritni marrjen e proteinave pa pakësuar pjesën tjetër të lëndëve ushqyese, atëherë numrat në shkallë do të fillojnë të rriten.

Keni probleme me veshkat

Një tjetër shenjë e ngrënies së tepërt të proteinave është se funksioni i veshkave mund të jetë i tendosur. Mund të mos e dini derisa të shkoni te mjeku, por nëse konsumoni shumë proteina, rrezikoni të shkaktoni dështim të veshkave. Kjo ndodh sepse veshkat filtrojnë të gjitha substancat e padobishme të prodhuara nga marrja e proteinave.

Jeni të dehidratuar

Produkti përfundimtar i metabolizmit të proteinave është ure. Por kur trupi ka një sasi të madhe proteinash, prodhohet më shumë ure dhe nga ana tjetër trupi përpiqet ta eliminojë atë, duke përdorur ujë. Pra siç e kuptoni, e gjithë kjo ka si rezultat dehidratimin e organizmit.

Keni probleme kardiovaskulare

Ata që vendosin të rrisin marrjen e proteinave zakonisht e bëjnë këtë duke konsumuar mish. Konsumimi i tepërt i mishit është i pasur me yndyra të ngopura, të cilat mund të shkaktojnë probleme kardiovaskulare. Në vend të kësaj , nëse preferoni proteina me bazë bimore, nuk po e rrezikoni shëndetin tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!