Autori i romanit “Act Like a Lady, Think Like a Man”, Steve Harvey thotë: “Dashuria e një burri shprehet në tre forma: ai shpreh ndjenjat e tij në publik, ju mbron dhe kujdeset për ju”. Megjithatë, një pjesë e kësaj thënieje nuk qëndron, pasi në ditët e sotme jo të gjitha gratë kanë nevojë për mbrojtje apo kujdes nga burrat.
Ajo për të cilën kanë nevojë është dashuria dhe për fat të keq, ndonjëherë ata e kërkojnë dashurinë aty ku nuk ka një të tillë. Bright Side rendit disa shenja që tregojnë se ndjenjat e partnerit ndaj jush janë zbehur.
Kritika ndaj paraqitjes.
Një partner që ju do vërtet do të të pranojë me të gjitha të metat që keni. Për të ju jeni gjithmonë e bukur, qoftë me flokë të çrregullt apo nëse keni shtuar disa kilogramë më tepër. Por, nëse partneri vazhdimisht thotë se duhet të shkoni në palestër apo të bëni ndërhyrje estetike, mos e bëni këtë gjë. Atij nuk i përshtateni ju dhe jo pamja që keni. Edhe nëse humbni peshë, do të gjejë gabime të tjera tek ju.
Diskuton mbi të metat tuaja me miqtë.
Askush nuk është i përsosur, por personi në krah nëse ju do përqendrohet tek avantazhet tuaja dhe jo tek të metat. Nëse partneri ju bën të ndiheni keq në publik, mos prisni asgjë të mirë nga një marrëdhënie e tillë. Nëse nuk ka respekt, një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme është e pamundur.
Qëndrimi i tij ndaj zakoneve tuaja.
Grave iu pëlqen të diskutojnë me të dashurit e tyre, të hanë nga pjata e partnerit apo të këndojnë të njëjtën këngë gjatë gjithë ditës. Një partner që ju do i duron të gjitha këto dhe e kalon me humor. Nëse bën vazhdimisht komente negative për çdo gjë që bëni, kjo do të thotë që e vetmja ndjenjë që i ka mbetur është acarimi.
Vëmendja ndaj gjërave që mund t’i tregoni.
Nëse një burrë kupton që diçka është e rëndësishme për ju, ai do të përpiqet për t’ju dëgjuar me vëmendje, edhe nëse tema nuk i intereson. Por nëse vazhdimisht përpiqet ta ndryshojë temën duke përdorur justifikime sa herë që përpiqeni të flisni, ka të ngjarë që shqetësimet tuaja nuk i bëjnë përshtypje.
Qëndrimi i tij ndaj emocioneve tuaja.
Kur një grua qan, e vetmja gjë që një burrë dëshiron të bëjë është të ikë dhe mos ta shohë më. Për nëse ai ju do, do të qëndrojë me ju dhe do të përpiqet të bëjë gjithçka për t’ju ngushëlluar edhe nëse arsyeja pse po qani i duket e parëndësishme. Sidoqoftë nëse ai nuk ju do, atëherë lotët do të jenë vetëm një arsye më shumë që të zemërohet me ju.
Xhelozia
Kur një burrë tregohet indiferent ndaj vëmendjes që burrat e tjerë shfaqin për partneren e tij, kjo është një shenjë alarmante. Ai nuk dëshiron të luftojë për ju dhe si rezultat të jetë më me ju.
Mbrojtja nga rreziku.
Është e natyrshme që partneri të shqetësohet kur gjysma e tij më e mirë kthehet nga puna vonë ose është vetëm në një vend të panjohur. Nëse ai nuk mund të jetë pranë, atëherë të paktën do ta thërrasë dhe të sigurohet që është mirë. Duke mbrojtur një grua nga kërcënimet, qofshin ato reale apo imagjinare, një burrë ndihet si një hero. Prandaj, nëse nuk merrni mbrojtje dhe mbështetje nga një burrë në situata të vështira, siç është të shkosh natën në shtëpi vetëm, kjo është një shenjë shumë e keqe.
Fjalë të ëmbla dhe shprehja e ndjenjave.
Përdorimi dhe zgjedhja e pseudonimeve të veçanta që partnerët i vendosin njëri-tjetrit ndodh në mënyrë të pavetëdijshme dhe tregon raportin me njëri-tjetrin. Sa herë që partneri shqetësohet kur i drejtoheni me fjalë të ëmbla, apo kur tentoni ta përqafoni, arsyeja nuk është ashpërsia e tij mashkullore. Por, kjo do të thotë se ndjenjat e tij nuk janë si më parë. xh.d/abcnews.al