Abuzimi emocional është keqtrajtimi i vazhdueshëm i cili ndikon në zhvillimin emocional të fëmijëve. Të rriturit me një prind emocionalisht abuziv mund të jetë konfuze dhe kur ky realitet godet, mund të ndryshojë mënyrën e interpretimit të të gjitha kujtimeve të fëmijërisë.
Ekspertët shprehen se sapo dikush të jetë në gjendje të kuptojë atë që ka përjetuar, ata mund të bëhen të vetëdijshëm se si kjo ndikon tek ata si një i rritur. Pastaj, mund të punojnë me një terapist për të bërë ndryshime në mënyrën e bashkëveprimit me të tjerët. Ja disa nga shenjat që shpjegojnë ekspertët, që mund të jenë tregues i një prindi abuziv, sipas Bustle.
Kanë patur luhatje të shpeshta humori
“Nëse ndryshimet e humorit të një prindi ju bëjnë të ndiheni sikur gjithmonë po ecni mbi lëvozhgën e vezëve dhe gjithmonë keni qenë nervozë ose të frikësuar se çfarë dot ë ndodhte kur ata ishin pranë (edhe nëse nuk ka ndodhur asgjë “e keqe”, kjo është sjellje abuzive emocionale, thotë Christi Garner duke shtuar “Ky nivel i lartë stresi gjatë rritjes shkakton ndryshime në trup dhe tru dhe mund të ketë efekte afatgjata në shëndet.”
Kanë qenë shumë kritikë dhe negativë ndaj jush
Garner mendon se kur një prind tepër kritik, përqendrohet vetëm në gjërat negative, konsiderohet si abuzim emocional. “Nëse akoma mund të dëgjoni komentet e tyre negative në mendje, apo ju thonë gjëra të tilla çdo ditë, mund të ndikojë tek vetëvlerësimi dhe pasiguria.”
Zhvlerësonin dhe injoronin emocionet tuaja
Ashtu siç dëshironi që një partner romantik të jetë i disponueshëm emocionalisht, mendoni përsëri nëse ishte edhe prindi juaj. “Nëse një fëmijë shprehet se don të lëndojë veten, ata përfundojnë duke iu thënë se po përpiqeni të tërhiqni vëmendjen.”, thotë ekspertja Carolyn Cole.
Kanë qenë pasivo-agresivë
Kur dikush është pasivo-agresiv, ata nuk tregojnë se çfarë i shqetëson në të vërtetë. “Nëse keni patur një prind pasivo-agresiv, është një shenjë e abuzimit emocional.”, thotë psikoterapistja Tina B. Tessina.
Kanë qenë tepër të shqetësuar
“Nëse prindi juaj, ishte tepër i shqetësuar dhe gjithmonë kërkonte ta ndihmoni ose të kujdeseni për ta apo nevojat e tyre, fëmija trashëgon një pjesë të këtij ankthi. Niveli i rritur i ankthit mund të çojë gjithashtu në rritjen e niveleve të kortizolit tek fëmija, i cili shkakton problem të lidhura me shëndetin më vonë gjatë jetës.”, thekson Garner.
Ju fajësonin ju shpesh
“Një prind abuziv emocionalisht ju fajëson. Ata mund të thonë diçka si përshembull: “Unë dhashë aq shumë për të të pasur ty, dhe ti më trajton kështu.”, thotë Cole.
Kanë qenë të pranishëm fizikisht, por jo emocionalisht
“Një tregues tjetër i abuzimit emocional është nëse keni pasur një prind që ishte fizikisht i pranishëm, por jo emocionalisht – duke punuar në kompjuter, telefon ose i mbyllur në një zyrë në shtëpi, duke biseduar me të gjithë përveç jush.”, thotë dr. Tessina. “Tani, si i rritur, jnuk mund të dini se si të ndërveproni me njerëzit në një mënyrë të shëndetshme.”
Ishin më të përfshirë se ç’duhet të jetën tuaj
“Nëse prindi juaj ishte tepër i përfshirë , deri në atë pikë sa të shikonte vazhdimisht revistat tuaja, llogaritë e mediave sociale, të shikonte email-et dhe bisedat tuaja, ata mund të kenë qenë abuzues emocionalisht”, thotë Garner.
Fajësoni veten për sjelljen e keqe ndaj të tjerëve
Kur dikush ju keqtrajton dhe ju fajësoni veten, mund të jetë një shenjë që prindi ju ka abuzuar emocionalisht. “Nëse dikush ju lëndon ose sillet keq, kjo është mbi ta”, thotë Bruett. “Sidoqoftë, ndonjëherë si fëmijë, mësojmë se duhet të durojmë njerëzit që na trajtojnë keq për të mbijetuar. Si të rritur, ne mund t’i rikrijojmë këto dinamika në marrëdhëniet e tjera. ”
Shfaqni sjellje vetëshkatërruese
Nëse po demonstroni sjellje vetëshkatërruese, mund të jetë një shenjë tjetër që prindi iu ka abuzuar emocionalisht. “Sjelljet vetëshkatërruese si varësia, seksi i rrezikshëm ose dëmi ndaj vetvetes. Sigurisht, jo të gjithë njerëzit që shfaqin këto sjellje kanë pasur fëmijëri abuzive, por shpesh ndosh që të jetë kështu”, thotë Bruett.
Thellë brenda jush, ndjeni zemërim për prindin
Deri më sot, nëse ende ndjeni zemërim ndaj prindit tuaj, kjo mund të jetë për shkak të mënyrës se si kanë vepruar ndaj jush në të kaluarën.
Keni ende frikë se si prindi juaj do të reagojë ndaj vendimeve tuaja
Nëse keni ende frikë se si do të reagojnë ndaj shumicës së vendimeve tuaja të jetës, mund të keni patur një nënë apo baba emocionalisht abuziv. “Mund të merrni vendime vetë, por me mendimin dhe ankthin se prindi juaj nuk do t’i miratojë”, thotë Dr. Klapow.
Mundoheni të menaxhoni emocionet e partnerit tuaj
Specialisti i marrëdhënieve jen Elmquist beson se një tregues I qartë se keni patur një prind abuziv emocionalisht mund të gjendet tek mënyra se si veproni ndaj partnerit tuaj. “Kur prindërit përpiqen të rregullojnë vetë emocionet e tyre, fëmijët mësojnë të kujdesen për ndjenjat e tyre.”
Jeni në një marrëdhënie toksike
“Shpesh, ne zgjedhim partnerë që na bëjnë të ndihemi të njohur. Nëse kemi ardhur nga një familje abuzive ose neglizhuese, ne priremi të tërhiqemi nga njerëz që do të na trajtojnë në të njëjtën mënyrë”, thotë Bruett. “Ndonjëherë, njerëzit nuk e kanë idenë që prindërit e tyre ishin abuzivë emocionalisht derisa plaken dhe mësojë më shumë rreth familjeve të miqve dhe parterëve të tyre. /abcnews.al