Shenjat që tregojnë se keni një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin

schedule19:29 - 29 Mars, 2022

schedule 19:29 - 29 Mars, 2022

Kur jeni të sëmurë, shëroheni më shpejt nëse hani siç duhet. Ndiheni mirë dhe plot energji për sa kohë që ushqeheni shëndetshëm. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në jetën tonë dhe do të ishte mirë që të gjithë ne të kishim një marrëdhënie të shëndetshme me të.

Më poshtë do të shihni nëse keni një marrëdhënie të mirë edhe me ushqimin.

Hani në një mjedis të qetë

Nëse keni një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin, atëherë e shijoni atë në një mjedis të relaksuar pa u ndjerë në faj. Nëse jeni të qetë sa herë që hani, atëherë trupi juaj do të përqendrojë të gjithë energjinë e tij në procesin e tretjes dhe asimilimit të lëndëve ushqyese.

Hani ngadalë

Kur ngadalësoni frymëmarrjen tuaj, mund të ngadalësoni edhe mendjen tuaj, dhe në këtë humor të relaksuar dhe të lumtur, mund të gjeni kohë për të shijuar ushqimin tuaj.

Nëse doni të humbni peshë, përqendrohuni te përparimi dhe jo te përsosja

Ata që kanë një marrëdhënie të mirë dhe të shëndetshme me ushqimin nuk synojnë të humbin peshë, por të mësojnë të ushqehen më shëndetshëm.

Kur jeni të sjellshëm me veten, keni një marrëdhënie të mirë edhe me atë që hani

Është e rëndësishme të respektoni ushqimin që keni përballë dhe të shijoni çdo kafshatë. Marrëdhënia me ushqimin është një marrëdhënie respekti dhe dashurie, jo varësie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!