Shenjat që tregojnë se keni çrregullime të ankthit

schedule18:32 - 19 Nëntor, 2020

schedule 18:32 - 19 Nëntor, 2020

Ne të gjithë shqetësohemi ndonjëherë, por ankthi është ai që vërtet ndikon negatvisht në jetën tonë. Jo të gjithë çrregullimet e ankthit janë njësoj. Në fakt, ekzistojnë disa lloje të ndryshme të çrregullimeve të ankthit, duke përfshirë çrregullimin e përgjithësuar të ankthit, çrregullimin e panikut dhe çrregullime të lidhura me fobinë. Më poshtë abcnews.al ju ka sjellë disa shenja që tregojnë se keni ankth.

Shqetësimi juaj nuk është më i dobishëm

Një shqetësim i caktuar i ndihmon njerëzit të kalojnë ditën e tyre, sepse në fund të fundit, të ndjesh pak presion, të motivon për të përfunduar detyrat dhe për të mbajtur jetën në rregull. Sidoqoftë, nëse këto shqetësime bëhen të shpeshta, tregojnë se ju mund të vuani nga çrregullimet e ankthit. Për ta kuptuar, ju duhet të shikoni nëse shqetësimi që ndjeni ju ndihmon apo ju dëmton. Nëse përbën më shumë dëm sesa dobi, mund të jetë një shenjë jo e mirë për shëndetin tuaj mendor.

Kohët e fundit keni përjetuar ngjarje traumatike

Disa psikologë nuk e kategorizojnë çrregullimin e stresit post-traumatik si një çrregullim ankthi, por e cilësojnë si përjetim të një përvoje veçanërisht negative ose të frikshme te një person. Por, nëse këto ngjarje traumatike i përjetoni një pas një, duhet të filloni të shqetësoheni për shëndetin tuaj.

Keni atake paniku

Një atak paniku nuk tregon domosdoshmërisht simptoma të çrregullimit të ankthit, pasi ato janë përgjigje ndaj frikës ekstreme. Por nëse ju filloni të keni rrahje të përshpejtuara zemre, dhimbje dhe frikë ekstreme pa ndonjë arsye të kuptueshme, duhet të trajtoheni te një psikolog pasi mund të keni çrregullime të ankthit.

Ju përjetoni simptoma fizike, gjithashtu

Ankthi shoqërohet edhe me dhimbje fizike, si dhimbje koke, dhimbje stomaku apo dhimbje shpine. Nëse keni vazhdimisht shqetësime të tilla, përpos ndjenjës së ankthit, atëherë është një çrregullim ankthi. Një tjetër simptomë mund të jetë dhe uria e vazhdueshme dhe sjellja e keqe ndaj të tjerëve.

Keni probleme me gjumin

Thuajse të gjithë ne kemi kaluar një natë pa gjumë nga ankthi, për diçka që nuk ka shkuar mirë në jetën tonë. Por kur pagjumësia fillon dhe bëhet një dukuri e rregull, mund të jetë çrregullim ankthi./e.b-abcnews.al