Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shenjat që paralajmërojnë se keni sasi të lartë të sheqerit në gjak

schedule23:54 - 13 Prill, 2023

schedule 23:54 - 13 Prill, 2023

Ndihesh shpesh i uritur? Ke vënë peshë? Shfaq shpesh dhimbje në stomak? Nëse i je përgjigjur pozitivisht këtyre pyetjeve, ka të ngjarë se nivelet në gjak i ke të larta. Nivelet e larta të sheqerit në gjak nuk janë vetëm arsye për të qenë i prekur vetëm nga diabeti.

Siç mund edhe ta dini, secili prej nesh mund të ketë nivel të lartë të sheqerit në gjak si pasojë e konsumimit të ushqimeve me përmbajtje të gazuar, torta apo karamele. Problemi është se këto nivele mbeten të larta për periudha të gjata.

Niveli i sheqerit në gjak mund të shkaktohet nga arsye të ndryshme.



Mund të shkaktohet nga dieta, por edhe nga disa kura mjekësore, nga stresi, por edhe nga mungesa e aktivitetit fizik.

Cilat janë shenjat që na shkakton?

Janë të ndryshme, që nga etja, thatësia në gojë, nevoja për të urinuar shpesh, edhe gjatë natës.

Këto nuk janë simptomat e vetme?

Shenja të nivelit të sheqerit të lartë në gjak janë edhe: lodhja, lëkurë e thatë, shtim në peshë dhe uri e pashpjegueshme.

Mos harroni edhe problemet në stomak dhe tretjen, infeksionet që nuk ikin kurrë, por edhe shërimi i ngadaltë i plagëve.

Keni vështirësi në përqendrim? Një sistem nervoz që nuk e ruan dot qetësinë? Ja pra, këto janë gjithçka mbi shenjat e nivelit të lartë në gjak.

Çfarë duhet bërë?

Së pari, duhet të njiheni me shkallën e ushqimit glicemik, e cila e klasifikon ushqimin në një shkallë nga 1 deri 100 në varësi të përmbajtjes së sheqerit. Zgjidhni ushqimet e shëndetshme. Perimet janë zgjidhja më e mirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!