Keni takuar dikë që ju pëlqen, keni zbuluar profilin e tij në rrjetet sociale dhe a po mendoni të kontaktoni me të, të bëni lëvizjen e parë, por keni frikë se ai nuk do t’ju përgjigjet kurrë dhe do t’ju lërë “seen”?
Yjet mund t’ju nxjerrin nga gjendja e vështirë! Janë pesë shenja të horoskopit që tentojnë të “kalojnë” lehtë njëra-tjetrën dhe janë indiferente.
Dashi
Dashi impulsiv dhe shumë aktiv mund të punojë pa pushim për shumë orë në ditë! Ai ka pasion edhe në punën e tij dhe për shkak se e do atë që bën, është edhe prioriteti i tij. Kjo do të thotë se ai do të shohë mesazhin tuaj, do ta lexojë dhe me shumë mundësi do të dëshirojë t’ju përgjigjet, por për shkak se do t’i duhet të bëjë gjëra të tjera që i konsideron më të rëndësishme në atë moment, thjesht do ta kalojë dhe do ta harrojë. Në një moment do të shfaqet kështu që nëse keni durim, do të merrni përgjigjen që dëshironi!
Virgjëresha
Virgjëresha dëshiron që gjithçka në jetën e tij të jetë perfekte, formale dhe 100% korrekte! Kjo vlen për të gjitha fushat e jetës së tij! Ka kërkesa ndaj vetes dhe nuk i pëlqen mediokriteti. Kështu që ai mund të lexojë mesazhin tuaj dhe ta lërë pa përgjigje për orë të tëra apo edhe ditë nëse nuk mendon për përgjigjen që mendon se është më e mira për të dhënë.
Ujori
Ujori është shumë i shoqërueshëm dhe zakonisht rrethi i miqve të tij është i madh! Nëse ai lexon mesazhin tuaj dhe nuk përgjigjet, nuk është domosdoshmërisht keq. Ai mund të dëshirojë t’ju shohë, por për shkak se ai ka shumë të tjerë në programin e tij me të cilët dëshiron të bëjë gjëra, shanset janë që ju të jeni në një listë pritjeje dhe do të duhet të prisni radhën tuaj!
Peshorja
Edhe Peshorja i përket shenjave të zodiakut që mund të lënë një mesazh pa përgjigje! Nuk do ta bëjnë nga indiferenca por nga shumë mendime dhe analiza të tepërta. Çfarë do të thotë kjo; Mashkulli Peshore dëshiron të ketë ekuilibër në jetën e tij. Ai dëshiron që gjithçka të ndahet në mënyrë të barabartë. Sigurisht që jo gjithmonë ia del dhe kjo e çmonton. Pra, nëse është shumë i zënë, fillon të hutohet dhe shqetësohet. Ai humbet kontrollin dhe nuk di kujt t’i japë përparësi për të mos i bërë keq dikujt tjetër. Diku atje ai e humbet dhe mund të mos ju përgjigjet kurrë.
Binjakët
Binjakët janë të paparashikueshëm dhe ky është një nga elementët e tij që na pëlqen dhe na tërheq shumë! Asnjëherë nuk e dini saktësisht se çfarë ju pret kur të takoni një Binjak për arsyen shumë të thjeshtë se ai mund të ndryshojë fytyrën nga një moment në tjetrin. Kështu që një ditë ai mund të flasë me ju pa pushim dhe një ditë tjetër mund t’ju lërë thjesht në “lexuar”./abcnews.al