Shenjat e Horoskopit që do të shohin përmirësimin e marrëdhënies së tyre në muajin maj

schedule11:25 - 3 Maj, 2023

schedule 11:25 - 3 Maj, 2023

Maji mund të parashikohet të jetë i vështirë, për shkak të lëvizjeve planetare, eklipset dhe Hënën e Plotë, por disa përfaqësues të zodiakut do të përjetojnë momente shumë të bukura në jetën e tyre personale.

Akrepi

Maji është një muaj me shumë shtresa dhe ju do të kanalizoni vëmendjen dhe energjinë tuaj në dy fusha kryesore, personale dhe punë. Në rastin e parë, ose do të vendosni të hidhni hapin e radhës në marrëdhënien tuaj, por duke ndryshuar sjellje të këqija, ndërsa nëse nuk jeni në një lidhje, përgatituni për njohje që do t’ju prekin. Në fakt, falë Mërkurit retrogradë mund të ketë një rilidhje, të cilën ju e keni dashur. Sidoqoftë, duhet të keni një pritshmëri të vogël, në mënyrë që të mos zhgënjeheni dhe të shijoni vërtet atë që keni provuar.

Shigjetari

Muaji mund të ketë nisur me pak zhgënjim, por nuk do të vazhdojë kështu. Sidomos nga mesi i muajit gjërat qartësohen dhe përmirësohen shumë. Nga data 21 maj, me Diellin këtë herë në shenjën e Binjakëve, marrëdhëniet do të jenë shqetësimi juaj i vetëm dhe do të shfaqen mundësi të rëndësishme për t’i përmirësuar më tej, pasi do të kenë sqaruar shumë. Mund të ketë, përsëri, një njohje që do të kthehet në diçka shumë serioze.

Bricjapi

Me Mërkurin retrograd, kthimi i ish-it është pothuajse i sigurt. Nëse kjo është ajo që po kërkoni, atëherë gëzimi juaj nuk do të fshihet. Marrëdhënien që keni tashmë do ta vendosni në themele të reja, pasi do të kuptoni që të jesh me një person kërkon përpjekje dhe durim. Prania e Afërditës në Gaforre do të jetë gjithashtu një ndihmë e madhe për emocionalët, të cilët ose do të sjellin një lidhje të madhe dashurie ose do të kontribuojnë në përmirësimin e gjërave në marrëdhënien tuaj. Në çdo rast, gjërat e mira janë përpara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!