Shenjat e horoskopit që do të shkëlqenin si këngëtarë

schedule13:02 - 29 Shtator, 2022

schedule 13:02 - 29 Shtator, 2022

Nuk ka rëndësi se çfarë lloj këngëtarësh do të ishin këto shenja. Qofshin tenorë dhe soprano, apo repera, një gjë është e sigurt: kanë zë, talent dhe “veshë muzikor” shumë të mirë dhe do të bënin lehtësisht karrierë në këngë. Le të shohim pak më poshtë për cilat shenja po flasim:

DEMI

Demi është fëmija i Venusit dhe perëndeshë e dashurisë dhe bukurisë i ka dhënë bujarisht të gjitha “dhuratat”. Përveç sharmit, ajo i ofron atij edhe talent të bollshëm në muzikë. Demi është i butë dhe lehtë mund të bëhet një këngëtar shumë i mirë. Ai del në skenë dhe hipnotizon turmat. Lindur për të qenë yll!

PESHORJA

Një tjetër yll i lindur! Peshorja, si Demi, është një fëmijë i Venusit. Kjo do të thotë se ai i ka të gjitha kualifikimet për të bërë karrierë në profesione të ndryshme që kërkojnë talent dhe natyrë artistike. Në të kënduarit, një Peshore mund të shkëlqejë. Ai mund të bëhet emri më i madh dhe një legjendë në hapësirën e pentagramit.

PESHQIT

Peshqit janë gjithashtu yje të ndritshëm. Kjo shenjë nuk është e talentuar vetëm në të kënduar. Ajo kombinon edhe praninë në skenë, pasi ata janë kërcimtarë të shkëlqyer. Ata kanë ritmin në vete dhe përtej zërit të bukur, ofrojnë edhe spektaklin për publikun e tyre. Një cilësi tjetër e tyre janë këmbët e bukura, por edhe lëvizjet e tyre të lehta. Këto dhurata ia detyrojnë Poseidonit, i cili është sundimtari i tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!