Shenjat e Horoskopit që do të kenë fatin në anën e tyre në shtator

schedule18:39 - 25 Gusht, 2023

schedule 18:39 - 25 Gusht, 2023

Çdo muaj fsheh surpriza dhe ngjarje të këndshme dhe të pakëndshme për disa shenja dhe e njëjta gjë vlen edhe për shtatorin, i cili do t’i sforcojë disa, por do t’i bëj të tjerët shumë të lumtur. Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, do të kaloni një muaj të mrekullueshëm, dhe me shumë fat!

Janë vetëm dy shenja të horoskopit që do të kenë fatin në anën e tyre në shtator dhe ne do t’ua shpjegojmë pse.

DEMI

Me Jupiterin në anën tuaj, ju do të shpëbleheni për punën tuaj të palodhshme dhe fati do t’ju buzëqesh në dashuri dhe punë.

Do të kaloni bukur me shoqërinë tuaj dhe do të jeni gjithmonë të buzëqeshur. Universi do t’ju dhurojë gjëra pafund qoftë materiale apo emocionale. Askush dhe asgjë nuk do të mund ta fshijë lumturinë tuaj. Mundësitë për të fituar atë që dëshironi dhe për të përmirësuar jetën tuaj personale do të shfaqen në datat 4, 6, 8, 17 dhe 25 të muajit. Për sa i përket Merkurit retrograd, ai mund t’ju japë diçka të duhur në mënyrë romantike ose për sa i përket planeve tuaja krijuese, deri më 16 shtator.

PESHORJA

Marsi është në anën tuaj në shtator, gjë që ju bën më të sigurt dhe të vendosur për t’i dhënë fund marrëdhënieve të këqija të jetës suaj personale. Ju do të jeni më tolerant dhe do të mësoni të mos thoni “jo” kur duhet dhe së dyti, Jupiteri në datën 8 dhe Venusi në datën 11 që janë data të rëndësishme për të fituar para, si dhe për të krijuar lidhje dhe për të rritur rrethin shoqëror me njerëz që më vonë do t’ju ndihmojnë profesionalisht. Përsa i përket dashurisë, ju do të dëshironi të jeni të lirë dhe të mos angazhoheni. Do të ndjeheni më të qetë dhe më këndshëm gjatë kësaj periudhe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!