Shenja paqeje, rinis komunikmimi mes Koresë së Veriut dhe të Jugut

schedule10:47 - 4 Tetor, 2021

schedule 10:47 - 4 Tetor, 2021

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut duket se më në fund kanë arritur që të vendosin urat e komunikimit mes tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët kanë konfirmuar rivendosjen e kanalit të komunikimit ndërkufitar.

Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, Qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ndër-koreane”, tha përmes një deklarate Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut e mbylli linjën telefonike në gusht, në shenjë kundërshtimi ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Ndër të tjera në media thuhet se linja do të rihapet, por i bëri thirrje Seulit që të punojë drejt përmirësimit të lidhjeve të tendosura ndërkufitare. Ndërkohë që nga ndërprerja e linjës në gusht, Koreja e Veriut, e cila ka armë bërthamore, ka testuar disa raketa të reja./abcnews.al