Ky muaj do të jetë fantastik për disa nga shenjat e Horoskopit. Disa do të kenë sukses në karrierë, disa në financa, ndërsa të tjerët në dashuri. Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, njëra prej shenjave që do të ketë fat është Gaforrja.
LEXO EDHE: Horoskopi/ Cila është shenja më me fat e shtatorit dhe ajo më me probleme
Sipas astrologut, Hysgen Dauti në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, ajo do të përballet me një dashuri të madhe dhe të rëndësishme.
“Ajo ç’ka lidhet me Gaforren këtë muaj, është imazhi, reputacioni. Vazhdimisht, diskutohet se çfarë po bëjnë me jetën, disponibiliteti i Gaforreve është shumë i ulët dhe puna është shumë e lartë. Mund të jetë duke ju marrë fryma me punë, por ndihen më të mirë dhe më të vlefshëm sesa për të investuar në njerëz dhe situata të panevojshme sepse duan të jenë produktiv dhe kjo shkakton sukses të mëvonshëm. Por fillimisht probleme, Mërkuri në retrograd i shkakton probleme në familje, probleme nga hiçi të vazhdueshme. Pjesa e karrierës dhe punës është e favorizuar. Nuk dua të harroj pa thënë që mund të përballen me një dashuri të madhe Gaforret dhe të rëndësishme”, u shpreh ai ./av