Shenja djegie dhe plagë me armë zjarri, shpëtohen 73 emigrantë, mes tyre dy të mitur

schedule15:55 - 21 Nëntor, 2019

schedule 15:55 - 21 Nëntor, 2019

Rreth 73 emigrantë që vuanin nga hipotermia janë shpëtuar nga një anije spanjolle. Emigrantët janë gjetur në bordin e një motorbarkë nga Libia dhe presin të zbarkojnë në Itali ose Maltë. Ekuipazhi i organizatës humanitarë spanjolle “Open Arms” bën me dije se në bordin e anijes përveç vajzave dhe grave u gjetën dy fëmijë të moshave 3 dhe 4 vjeç dhe mbi 20 minorën të pashoqëruar. Personat e gjetur kishin shenja djegie dhe plagë me armë zjarri.

Sipas shifrave të KB gjatë këtij viti, më shumë se 1000 emirantë të nisuar nga Afrika e Veriut për në Evropë mendohet se janë mbytur ose zhdukur.

Shefi i misionit të armëve të hapura Ricardo Gati, tha se shpëtimi ndodhi pranë qytetit libian të Zaëiya.

Por ai paraljamëron përkeqësim të situatës nëse autoritetet nuk do të ndërhyjnë.”Brenda dy deri në tre ditë, ne e dimë se deti do të bëhet shumë i ashpër”, tha shefi i misionit të armëve të hapura./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!