Shënime të veçanta dhe video emocionuese, Sirigu ishte heroi i heshtur i Italisë

schedule13:17 - 12 Korrik, 2021

schedule 13:17 - 12 Korrik, 2021

Heronjtë te Italia janë të shumtë dhe njëri prej tyre është ai që ndoshta ka luajtur më pak se të gjithë, por jashtë fushës ka qenë më shumë se lider.

Bëhet fjalë për portierin e dytë, Salvatore Sirigu. Giorgio Chiellini dhe Alessandro Florenzi zbuluan se portieri i Torinos kishte bërë disa gjëra shumë të veçanta para finales.

“Sirigu ka qenë një nga lojtarët kryesorë në dhomat e zhveshjes. Para ndeshjes, ai i dha secilit prej nesh një shënim të shkruar nga ai, me mendimet e tij për ne. Çdo shënim ishte ndryshe”, tregoi Florenzi.

Më pas Chiellini tregoi më shumë për Sirigu. “Sot ai na bëri të qajmë. Na tregoi një video të të afërmve tanë para ndeshjes dhe të gjithë ishim në lot”, tregon kapiteni.

Gigio Donnarumma, i cili u shpall Lojtari i Turneut, zbuloi se portieri i Torinos luajti rol kryesor për ta ndihmuar atë të përgatitej për penalltinë kundër Spanjës në gjysmëfinale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!