Janë lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për dy shtetasit e ndaluar nga policia e Lezhës, lidhur me aksidentin e rendë të ndodhur gjatë punimeve në zonën e Kumes në Shëngjin. Një 50-vjeçar ndërroi jetë, pasi i ra një dërrasë mbi kokë ndërsa punonte në pallatin që po ndërtohej. Seanca gjyqësore u mbajt me dyer të mbyllura.
Ishte gjyqtari Lirim Bulica qe e vlerësoi te ligjshëm ndalimin e Martin Kovaçit dhe Eduard Frrokut duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ndërsa 34-vjeçari Edmond Marku, drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit është shpallur në kërkim.
/abcnews.al/