Shëndeti i Berlusconit drejt përmirësimit

schedule15:05 - 26 Prill, 2023

schedule 15:05 - 26 Prill, 2023

Shëndeti i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi është përmirësuar, thanë mjekët e tij, tre javë pasi ai u shtrua në spital për një infeksion të mushkërive të shkaktuar nga leucemia kronike.

Miliarderi 86-vjeçar u dërgua me urgjencë në spitalin San Raffaele të Milanos më 5 prill, duke nxitur spekulimet se jeta e tij mund të jetë në rrezik.

Kreu i partisë së koalicionit Forza Italia, doli nga terapia intensive më 16 prill.

Mjekët  thanë se kishte Leuçemi Mielomonocitare Kronike (CML), por nuk specifikuan se kur u zbulua për herë të parë kanceri, duke thënë vetëm se nuk ishte akut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!