“Shëndetësia falas një gënjeshtër kriminale”, Basha: Anulimi i koncesioneve në ditën e parë të qeverisjes

schedule12:46 - 21 Shkurt, 2020

schedule 12:46 - 21 Shkurt, 2020

Në fjalën e mbajtur në konferencën e organizuar ng PD, për shëndetësinë, kreu i demokratëve Lulzim Basha deklaroi se nuk ka shëndetësi falas, por një gënjeshtër kriminale.

Teksa u ndal tek problemet në shëndetësi, Basha tha se kjo qeveri i konsideron pacientët dhe mjekët si armiq.

Basha u ndal edhe tek zgjidhjet që sipas tij do të bëjë menjëherë PD kur të vijë në pushtet. Basha u tregua i prerë se do të anulojnë koncesionet që në ditën e parë të qeverisjes.

“Pagat të rriten në 700 euro për infermierët dhe 100 euro për mjekët. Duhet një ndarje e qartë e ndarjes së roleve në sistem. Gjithcka që ka ndodhur deri më tani do të zhbëhet dhe përgjegjësit do mbajnë përgjegjësi para ligjit’, tha Basha.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shendetesor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Nuk ka shëndetësi falas, është një parrullë mashtruese Shëndetësi falas nuk nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qendron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale.

Pse është bërë kjo për mungesë vizioni, jo nuk ka ndodhur. Ka ndodhur për aftësinë e pakonkurueshme që karakterizon këtë qe ka shpallur armiq pacientët në radhë të parë dhe pastaj mjekët. Ka angazhuar në këtë fushë debatin pervers se fajin për dështimin apo hartimin e politikave të gabuara e kanë personeli shëndetësor. E njëjta luftë që po bëhet edhe në stafet pedagogjike.

Para një viti bëra një premtm, e dëgjuat dje se do kthejnë mjekë nga diaspora, ne ditë për ditë po na ikin mjekë. A ka kufij marrëzia? Po ti mbaj njëherë këta që ke këtu sepse shpopullimi i personeli shëndetësor po e çon në një krizë të sigurisë kombëtare. Nuk e di ku do jemi kur të mblidhemi përsëri.

Problematika e farmaceutikës. Farmaceutika shqiptare është sot nën pushtetin e mafias së barnave. Nëpërmjet diktimit në bashkëpunim me qeverinë  kemi një treg të kontrolluar nga kjo mafie.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!