Shemsi Prençi dorëhiqet si këshilltar i Metës, kandidat për deputet në listat e LSI

schedule13:15 - 16 Shkurt, 2021

schedule 13:15 - 16 Shkurt, 2021

Shemsi Prençi do të kandidojë për deputet në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 Prillit. Burime bëjnë me dije për ABC se ai do të jetë kandidat në Durrës.

Ndërkohë ditën e sotme ai i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Ilir Meta nga posti i këshilltarit për Çështjet e Emergjencave Civile. Lajmin e ka bërë me dije vetë presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizmin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, shkruan Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!